Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali, si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

25 Dhjetor 2024 | 08:13

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton ka dalë nga spitali të martën ka bërë të ditur zyra e tij. Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën pasdite për disa kontrolle te detajuara, pasi kishte pasur ethe.

“Presidenti Clinton doli sot nga spitali pasi u trajtua për grip. Ai dhe familja e tij janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm të ofruar nga ekipi në Spitalin Universitar MedStar Georgetown dhe nga mesazhet e mira dhe urimet që ai mori”, ka njoftuar zyra e tij në një deklaratë”.

Që kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, presidenti i 42-të ka pasur disa shqetësime shëndetësore.

Ai ka pasur një operacion në zemër në Nju Jork në vitin 2004 dhe përjetoi një kolaps pjesërisht të mushkërive një vit më vonë. Ai ka pasur një tjetër procedurë në zemër në vitin 2010, duke iu vendosur dy stenta në një arterie koronare.

Ai ishte shtruar në spital në Los Anxhelos për gjashtë ditë në vitin 2021 për shkak të një infeksioni urologjik që u përhap në gjakun e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026