Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj shpreh interesin për të blerë aksionet e klubit
Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka shprehur të hënën publikisht interesimin e tij për të rimarrë drejtimin e klubit.
Në një konferencë për shtyp, Fushaj tha se do të përfshihet në ankandin e njoftuar ditë më parë nga Bashkia e Shkodrës për blerjen e aksioneve të klubit. Por ai tha se paraprakisht duhet që të hyjë në fuqi vendimi për faljen e kamatave të akumuluara ndër vite ndaj mos-shlyerjes së taksave.
Fushaj e komentoi me prapavijë poltiike përshpejtimin e procedurave për shitjen e aksioneve të klubit nga ana e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Sipas tij “politika duhet të qëndrojë larg futbollit” dhe procedura e shitjes së aksioneve mund të ishte kryer përgjatë 10 viteve.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me kontributorë të tjerë ndër vite pasi do të rriste të ardhurat e Vllaznisë dhe do të ishte një hap drejt rikthimit të Vllaznisë në lavdinë e dikurshme,” – u shpreh Fushaj, duke nënkuptuar se mund ta ndajë drejtimin e mundshëm të klubit edhe me sipërmarrës të tjerë që do të përfshihen në ankandin e aksioneve.
Javën e shkuar, me 39 vota “pro” Këshilli i Bashkisë Shkodër i hapi rrugë shitjes së 100% të aksioneve të klubit me një çmim tavan prej 400 mijë eurosh (50 milionë lekë).
Më parë bashkia nxiti përmes një ankete qytetarët e Shkodrës që të shprehnin opinionin e tyre rreth kësaj çështjeje.
Klubi i Vllaznisë u themelua rreth 100 vite më parë dhe është ndër klubet më të ndjekura të futbollit shqiptar me 17 trofe të fituar – nëntë kampionate, gjashtë kupa të Shqipërisë dhe dy Superkupa.
Vllaznia kaloi një periudhë të vështirë me vonesa në paga në fillim të këtij viti. Situata detyroi largimin e trajnerit Mirsad Jonuz.
Shkak për vështirësinë qe bërë mungesa e përpilimit dhe miratimit në kohë të bilanceve të dy viteve të fundit dhe mos-miratimi i buxhetit nga bashkia pas situatës së amullt që sollën zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Sipas Open Data Albania, në dhjetë vitet e fundit xhiroja maksimale e bërë nga klubi ka qenë 387 mijë euro (48 milionë lekë, viti 2012), por që të paktën në katër vitet e mëvona klubi vuajti humbje të thella duke e mbyllur vitin 2016 me -646 mijë euro.
Lexoni gjithashtu:
Bashkia e Shkodrës i hap dritën jeshile privatizimit të KF Vllaznia
Vllaznia mbetet pa trajner, Mirsad Jonuz largohet pas vonesave me pagat
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset