Ish-producenti i Hollywoodit dënohet me 16 vjet burg për përdhunim

26 Shkurt 2023 | 08:13

Ish-producenti i Hollywoodit, Harvey Weinstein, u dënua sot me 16 vjet burg për përdhunim në shtetin e Kalifornisë.

Dënimi vjen gati dy muaj pasi gjyqi i tij në Los Angeles përfundoi në dhjetor me një juri që dënoi atë për tre akuza për përdhunim dhe sulm seksual.

Të tre akuzat bazoheshin në fajësime në lidhje me Jane Doe, një modele evropiane që dëshmoi se ishte përdhunuar nga Weinstein në një hotel në Los Angeles gjatë Festivalit të Filmit Italia në vitin 2013.

Juria e shpalli Weinsteinin fajtor për përdhunim me forcë, kopulim oral me forcë dhe depërtim seksual nga objekte të huaja, sipas mediave të shumta.

Weinstein përballej me një dënim të mundshëm deri në 24 vjet. Ai tashmë po vuan një dënim 23-vjeçar në New York për përdhunim dhe sulm seksual në një gjyq të vitit 2020. Weinstein, i cili do të mbushë 71 vjeç muajin e ardhshëm, me shumë gjasë mund ta kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

Ai është akuzuar nga më shumë se 100 gra që kanë dalë publikisht me akuza për sulme seksuale, abuzime dhe ngacmime gjatë një periudhe prej disa dekadash. Dënimet e tij kanë shkaktuar një rënie të tmerrshme për fituesin e Oskarit, i cili dikur ishte ndër më figurat më të fuqishme në Hollywood.

Akuzat e shumëta ndaj Weinsteinit nxiti lëvizjen MeToo në vitin 2017. Ai vazhdimisht ka mbrojtur pafajësinë e tij, duke mohuar çdo akuzë për përdhunim ose sulm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026