Ish-trajneri i kombëtares, Roland Avrami i shtruar në spital: Asnjëherë se kisha menduar
Shqipëri, ndryshe nga vala e parë e COVID-19 e cila nuk e prekur edhe aq shumë, valën e dytë po njeh një rritje të ndjeshme të të prekurve por edhe të viktimave.
Infektimit nga coronavirus nuk i kanë shpëtuar as sportistët duke treguar se virusi është një sëmundje shumë tinëzare dhe me të nuk mund të bëhet shaka.
Një ndër 190 pacientët e shtruar në spitalin covid-2 “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj dhe i Tiranës, Roland Avrami.
Infektimin me covid, ish-sportisti i njohur thotë se edhe e kishte menduar, por jo shtrimin në spital.
Z. Avrami duke folur për Euronews Albania nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ai bën apel që të tregohet kujdes pasi mjafton frekuentimi i bareve dhe lokaleve pa maska dhe rreziku për t’u prekur rritet ndjeshëm.
Për gjendjen e tij shëndetësore, ish-trajneri i kombëtares në basketboll shprehet optimist pasi është në përmirësim.
“Asnjëherë se kisha menduar, unë madje rri gjithë ditën në kafe, tako njerëz hyjnë e dalin pa maska pa gjë, sesi erdhi nuk e mora vesh, paska qenë për t’u kaluar. Kam komunikuar me familjarët, jam në përmirësim siç thonë mjekët, po është vetëm fillimi”, tregon ai.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania brenda spitalit COVID-2, pas 3 vetëvrasjesh mungojnë ende psikologët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta