Ish-ushtari britanik i akuzuar për spiunazh, dënohet pas arratisjes spektakolare
Një ish-ushtar britanik, i cili u dënua për spiunazh për Iranin pas një arratisjeje spektakolare prej tre ditësh nga një burg në Londër, u dënua me më shumë se 14 vjet burg.
Daniel Khalife, 23 vjeç, u shpall fajtor në nëntor për shkelje të Aktit të Sekreteve Zyrtare dhe Aktit të Terrorizmit për ofrimin e informacionit të ndjeshëm dhe të klasifikuar për shërbimet e inteligjencës iraniane.
Gjyqtari Bobbie Cheema-Grubb, në Gjykatën e Kurorës në Woolwich, i tha Khalifes:
“Si i ri, ju kishit potencialin të ishit një ushtar shembullor, por shkeljet e përsëritura të betimit tuaj e treguan se ishit një individ i rrezikshëm”.
“Dënimi përfshin gjashtë vjet burg për secilën nga shkeljet e Aktit të Sekreteve Zyrtare dhe Aktit të Terrorizmit, dhe dy vjet e tre muaj për arratisjen nga burgu. Khalife nuk reagoi pas shpalljes së dënimit”.
Prokurorët thanë gjatë gjyqit se Khalife kishte luajtur një “lojë cinike” duke pretenduar se donte të bëhej spiun, pasi kishte dorëzuar një sasi të madhe materialesh të klasifikuara për Iranin, përfshirë emra oficerësh të forcave speciale britanike.
Juristët e mbrojtjes kundërshtuan akuzat, duke thënë se Khalife po përpiqej të punonte si agjent i dyfishtë për Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në një skemë që ai e kishte zhvilluar duke parë shfaqjen “Homeland”.
Pavarësisht pretendimeve të tij, autoritetet britanike theksuan se Khalife përbën një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare, pasi veprimet e tij mund të kishin ndikuar në interesat e Mbretërisë së Bashkuar.
Policia tha se Khalife kishte transmetuar informacione që mund të kishin rrezikuar sigurinë e shtetit, dhe për këtë ai ishte konsideruar si një kërcënim i mundshëm për sigurinë kombëtare.
Rasti i tij mori vëmendje shtesë kur, në shtator 2023, Khalife u arratis nga burgu Wandsworth, duke u fshehur në pjesën e poshtme të një kamioni ushqimor. Ai qëndroi në arrati për tre ditë derisa u kap nga policia.
Aktualisht po hetohet se si ai arriti të arratisej dhe nëse ndihmë mori nga persona të tjerë.
Khalife u regjistrua në Ushtrinë Britanike në moshën 16 vjeçare dhe u emërua në Korpusin Mbretëror të Sinjaleve.
Ai më vonë filloi të komunikonte me një individ të lidhur me inteligjencën iraniane, duke transmetuar informacion të ndjeshëm, përfshirë dokumente dhe materiale që nuk përbënin sekrete të ushtrisë britanike, por që mund të kishin shkaktuar dëme diplomatike.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 21:32 Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”



