Ish-ushtarja irlandeze shpallet fajtore pasi u bë pjesë e ISIS
Ish-ushtarja irlandeze, Lisa Smith është dënuar për shkak se ishte bërë pjesë e grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Smith e cila u largua nga ushtria në vitin 2011, u zbulua se kishte qenë anëtare e grupit militant islamik pëe 4 vite, në periudhën 2015-2019, raporton Euronews.
Gjykatësi Tony Hunt i Gjykatës Speciale Penale ka thënë se Smith kishte udhëtuar me vetëdije në një zonë të Sirisë të kontrolluar nga Shteti Islamik në vitin 2015 pasi u konvertua në fenë islame.
Ajo kishte bërë më parë një pelegrinazh në Mekë në vitin 2012 dhe asokohe shkruante në Facebook se dëshira e saj ishte të jetonte sipas ligjit të Sheriatit dhe vdiste si “martire”.
Prej 10 vitesh në ushtri, Smith u akuzua edhe se ishte zhvendosur në një qytet të Sirisë e cila kontrollohej nga ISIS.
Irlandezja është akuzuar edhe për martesën e saj me një burrë britanik që mori pjesë në patrullimet e armatosura për grupin terrorist. Ajo u deportua me vajzën e saj dy vjeçare pas rënies së ISIS në 2019 dhe u arrestua në Aeroportin e Dublinit.
Pas mbylljes së gjygjit që zgjati 9 javë, ajo u shpall e pafajshme për financimin e një organizate terroriste mbi një donacion prej 800 eurosh, e cila ishte shprehur se kjo shumë ishte për qëllime humanitare.
Gjykata në Dublind do të japë dënimin për Smith më 11 korrik.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta