Ish-zv.ministri i Financave: Nuk shoh arsye për rritje të çmimit të energjisë
Ish-zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi, thotë se shpallja e emergjencës energjetike justifikohet vetëm në kushtet kur operatorët nuk arrijnë dot të sigurojnë burimet e nevojshme.
Pavarësisht këtyre rrethanave, z. Haxhi thotë se VKM-ja e miratuar sot jo domosdoshmërisht çon në rritjen e çmimit të energjisë.
“Shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për t’u hedhur në rrjetin energjetik, por megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht do kemi rritje çmimesh pasi VKM që është miratuar sot jo domosdoshmërisht të çon në këtë drejtim”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.
Ai shprehet se situata duket emergjente për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve energjetikë, konkretisht OSHEE-ja.
“Aty qartazi është përmendur, që operatorët të shkurtojnë investimet e panevojshme dhe të përqendrohen në sigurimin e burimeve financiare. Duket sikur situata është në emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve, më konkretisht OSHEE”, shtoi ai.
Bazuar në bilancet e gjashtëmujorit të fundit, ish-zv.ministri thotë se Shqipëria ka patur më shumë eksport se import dhe në këto kushte rritjen e çmimit të energjisë elektrike e cilëson të tepruar.
“Nëse do ketë një paketë mbrojtjeje për shtresat në nevojë, nënkupton se kemi rritje çmimi dhe pastaj do mbrojmë disa shtresa, dhe disa të tjera nuk do i mbrojmë. Nuk e shoh situatën të shkojmë drejt një rritje çmimi, sepse kemi një rritje çmimi në tregjet ndërkombëtare pasi ky ka qenë një vit jo i keq energjetik, pasi nëse shohim bilancin e gjashtëmujorit kemi eksportuar më shumë se sa kemi importuar”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta