Ish-zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ankimon arrestin e shtëpisë
Ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që e la atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Në ankimimin e kryer përmes avokatëve të saj, Voda pretendon se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave.
Nga ana tjetër, ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për të njëjtën akuzë.
Nga dosja e prokurorisë, të cilën Euronews Albania e disponon zbardhen rrethanat që çuan në procedimin penal të ish-zv. ministres dhe dy shtetaseve të tjera, por besohet se është i përfshirë dhe një zyrtar i Departamentit të Administratës Publike, DAP.
Neni i Kodit Penal për akuzën e ngritur nga SPAK parashikon dënim me burg 6 muaj deri në 3 vjet për ata që e kanë dhënë favorin dhe 4 vjet për ata që e kanë pranuar.
Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2020 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet e prokurorit të Kukësit, Edmond Kariqi
- Prokuroria akuzon ish-zv. ministren e Brendshme se mori 1000 euro, një celular dhe një arkë peshku në premtim të një vendi pune
- Përgjimet e SPAK zbulojnë se Voda përdori makinën e ministrisë për të marrë ryshfetin e dyshuar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta