Ishin dërguar me postë drejt SHBA-ve, kapen në aeroport 4 kafka njerëzish
Katër kafka njerëzish u zbuluan brenda një pakoje në një aeroport në Meksikë, e cila ishte planifikuar të dërgohej drejt Shteteve të Bashkuara.
Kafkat u gjetën të mbështjella me letër alumini brenda një kutie kartoni në aeroportin ndërkontinental Queretaro, në Meksikën qendrore, deklaroi të premten garda kombëtare.

Pakoja ishte dërguar nga shteti bregdetar perëndimor i Michoacan, një nga pjesët më të dhunshme të Meksikës dhe ishte e destinuar për një adresë në Manning, në Karolinën e Jugut.
Kafkat u zbuluan gjatë kontrolleve aeroportuale nga pajisjet me rreze X në aeroportin Queretaro.
Garda kombëtare nuk dha detaje të tjera mbi moshën, identitetin apo motivin e mundshëm për dërgimin e kafkave drejt SHBA-ve.
Transferimi i mbetjeve njerëzore kërkon një leje të veçantë nga një autoritet kompetent shëndetësor, e cila nuk është marrë, thuhet në deklaratën e autoriteteve meksikane.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë