ISHMT: Ashensori i pallatit në Astir s’është inspektuar, përgjegjësi nuk ka bërë regjistrimin
Ashensori që u shkëput në një nga pallatet e kompleksit “Fratari” në zonën e Astirit ku mbetën të plagosura 2 gra, nuk ka qenë i regjistruar dhe për pasojë nuk ishte inspektuar.
“Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku theksohet se ky anshensor nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar siç parashikon ligji.
ISHMT thekson se banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e këtij të fundit që të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Njëra prej të plagosurave pasi ka marrë mjekim ka lënë spitalin, kurse tjera vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta