Islanda, vendi më mikpritës në botë për emigrantët
Një studim i publikuar nga kompania William Russell, ka renditur vendet dhe qytetet më mikpritëse në botë për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë jashtë vendit të tyre.
Sipas këtij studimi, Islanda del në vendin e parë si destinacioni më mikpritës për emigrantët. Ajo vlerësohet për nivelin shumë të lartë të sigurisë, mundësitë e qëndrueshme për punësim.
Pas Islandës renditen vende të tjera të zhvilluara si Luksemburgu, Zelanda e Re, Australia dhe Zvicra, të cilat gjithashtu ofrojnë kushte të favorshme për emigrantët.
Në analizë janë marrë parasysh disa faktorë kryesorë, si përvoja e emigrantëve që jetojnë aktualisht në këto vende, mundësitë për punësim, qëndrimi i shoqërisë ndaj të huajve, niveli i sigurisë, cilësia e shërbimeve publike dhe lehtësia për të përfituar vizë ose leje qëndrimi.
Ndërkohë, sa i përket qyteteve më mikpritëse për emigrantët, Zyrihu në Zvicër kryeson listën globale. Ky qytet vlerësohet për standardin e lartë të jetesës, sistemin e mirë organizuar urban dhe mundësitë e shumta profesionale.
Në dhjetëshen e parë të qyteteve më të mira për emigrantët përfshihen gjithashtu Kopenhaga, Mynihu, Praga, Varshava, Singapori, Tokio, Dubai, Seuli dhe Hong Kongu, të cilat konsiderohen qendra të rëndësishme ekonomike dhe kulturore.
Studimi thekson se mikpritja e një vendi nuk lidhet vetëm me lehtësinë e hyrjes apo marrjen e dokumenteve, por edhe me aftësinë që ai vend ofron për integrim të plotë në shoqëri.
Sipas ekspertëve, këta faktorë janë vendimtarë nëse emigrantët zgjedhin të qëndrojnë afatgjatë apo të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë