ISIS merr përsipër sulmin në ambasadën ruse në Kabul

6 Shtator 2022 | 07:18

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër Ambasadës ruse në Kabul.

Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Një militant i IS-it “ka hedhur veten në erë, në një ngjarje ku kanë marrë pjesë punëtorët rusë” afër Ambasadës në kryeqytetin afgan, ka thënë grupi ekstremist përmes një deklarate të publikuar më 5 shtator në Telegram.

Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër ambasadës ruse.

Në deklaratë nuk janë ofruar hollësi për viktimat, mirëpo mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konsideruar incidentin si “akt terrorist”.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, ai e ka përshkruar sulmin si “absolutisht të papranueshëm”.

Hetimet për këtë rast është thënë se janë duke vazhduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes

Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëroi të premten se NATO rrezikon të shpërbëhet nëse disa shtete anëtare nuk arrijnë të përmbushin objektivin e aleancës për të...
08:54 | 04/07/2026

Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër

Presidenti amerikan Donald Trump fali 11 persona të premten të cilët ishin dënuar për shkelje të ‘Aktit të Ajrit të Pastër’ duke modifikuar ose çaktivizuar kontrollet e...
08:50 | 04/07/2026

Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” nga Lindja e Mesme

Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle do të kthehet në portin e saj të origjinës pas zhvillimeve “pozitive” midis SHBA-së dhe Iranit, njoftoi të premten Presidenti...
08:39 | 04/07/2026