Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

4 Korrik 2026 | 08:43

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip “Seat” me targa te...
08:22 | 04/07/2026

Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes pas incidentit të regjistruar pranë Jonufrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” u...
08:01 | 04/07/2026