Itali, familjarët e viktimave të Covid-19 padisin qeverinë

22 Qershor 2020 | 11:17

Ditët kur kamionët e ushtrisë transportonin arkivolet me viktimat e COVID-19 në Bergamo kanë ikur, por ajo që mbetet është kujtesa për çfarë ndodhi dhe nevoja për të kuptuar se i kujt ishte faji. Një pyetje që është bërë nga shumë njerëz jo vetëm në Itali.

Lëvizja “Ne do të denoncojmë” u krijua në mars nga Luca Fusco dhe i biri, pasi babai i tij ndërroi jetë.

Ata kanë depozituar 50 padi ligjore në Prokurorinë e bergamos për vonesat në caktimin e zonës së kuqe përreth qytezave të afërta, Nembro dhe Alzano. Ata do të depozitojnë edhe 200 të tjera në javët e ardhshme.

Aktualisht ka një hetim në zhvillim për të përcaktuar nëse vendimi për bllokadën duhej marrë nga Roma apo nga rajoni i Lombardisë.

“Ne duam të dimë të vërtetën pasi nëse ajo zbardhet, atëherë mund të ndryshojmë atë pjesë të sistemit që s’funksionoi”, thotë Luca Fusco.

Plani synon gjithashtu publikimin e historive të njerëzve me eksperienca të ngjashme nëpër Evropë.

“Po punojmë në këtë drejtim edhe pse jemi në hapat e parë. Të gjitha vendet janë të motivuara dhe mondoj se do të bëjmë diçka konkrete në muajt e ardhshëm”, shprehet i biri, Stefano Fusco.

Consuelo Locati u bë avokatja e grupit pasi humbi babain nga Covid-19.

“Të bësh drejtësi për këta njerëz do të thotë t’u mundësosh fillimin e një jete të re, që nuk do të jetë si ajo më parë, por që do t’u mundësojë të kuptojnë vdekjet dhe të mbajnë zi”, thotë Locati.

Në Val Seriana, rreth 1 mijë për qind më shumë njerëz humbën jetën gjatë kulmit të epidemisë, krahasuar me numrin mesatar të vdekjeve në të njëjtën periudhë të viteve të fundit.

Shumë banorë besojmë se spitali që mbulon zonën kontribuoi në rritjen e numrit të infektimeve për shkak të mungesës së masave paraprake, përfshirë mos shpalljen e zonës së kuqe në kohë.

Vetëm në qytetin e Alzanos, thuajse çdo qytetar që u pyet tha se kishte humbur një shok apo të afërm për shkak të virusit.

“Mendoj se autoritetet nuk e morën seriozisht situatën, ato nuk ishin të ndërgjegjshme për rreziqet me të cilat përballeshin”, deklaron një banor i zonës.

Me rreth 60 raste të reja në ditë, Bergamo mbetet qyteti më i goditur nga virusi në rajon dhe ende bart plagët e tragjedisë. Mbi 50 arkivolë në ditë mbërrijnë në varrezat kryesore të qytetit, që tani ka një zonë të posaçme për viktimat e Covid. Njerëzit e varrosut aty kanë vdekur pak ditë nga njëri-tjetri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026