Itali, kriza energjetike ndez debatin se si duhen gatuar ‘pastat’
Si shumë qytetarë në Europë edhe italianët po mundohen të gjejnë sa më shumë mundësi për të kursyer energji.
Një nga mënyrat është që kur të gatuhen makaronat, ushqimi tipik italian, të fiket gazi pasi uji është mjaftueshëm i nxehtë.
Por ky sugjerim ka shkaktuar debat publik në shtetin fqinj, pasi shumë mendojnë se kjo nuk është aspak një ide e mirë
“Pastat mund të ziejnë vetë, pa zjarr. Nëse arrihet temperatura 100 gradë në zierje mund të fikni zjarrin dhe pasta vijon të ziejë, por nuk do të jetë e gatuar mirë”, shprehet një shef restoranti.
Por vendimi u takon qytetarëve nëse duan të shijojnë ushqimin apo të kursejnë para.
Në muajt që vijnë, të darkosh jashtë shtëpisë mund të shndërrohet në luks. Pronarët e restoranteve po përpiqen të mos rrisin çmimet, por është moment shumë sfidues.
“Duhej të paguaja rreth 350-400 euro në muaj për energjinë, çka nuk është shumë lirë, ndoshta në verë paguaja 500 euro për shkak të kondicionerit. Këtë vit në korrik pagova 1407 euro”, tregon Marco menaxher restoranti.
Qeveria italiane po nxjerr miliarda euro subvencione për konsumatorët, e megjithatë këtë vjeshtë pritet të rritje e konsiderueshme e faturave të energjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit