Itali, pas Bonuccit dhe Verrattit edhe Florenzi me COVID-19

5 Prill 2021 | 10:55

Pas Leonardo Bonuccit dhe Marco Verrattit një tjetër futbollist i përfaqësueses italiane ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas ndeshjeve kualifikuese të botërorit “Katar 2022”.

Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain njoftoi se mbrojtësi i krahut Alessandro Florenzi ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera së fundmi dhe për këtë do të vihet në izolim.

Pas këtij njoftimi, vetë futbollisti e shpërndau gjithashtu lajmin në profilin e tij Twitter duke theksuar se është “nën kontroll mjekësor”.

Florenzi i bashkohet dy lojtarëve të tjerë, Bonucci e Verratti të cilët ishin në fushë në ndeshjen e 28 marsit kundër Bullgarisë, dhe rezultuan pozitiv pak ditë më pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026