Itali, urgjencat vonohen 7 orë si pasojë e fluksit të madh të telefonatave
Italia ndodhet në gjendje alarmante për shkak të përhapjes të Coronavirusit. Sistemi shëndetësor dhe urgjencat të cilat kanë përgjegjësinë më të madhe po kalojnë pengesa për dhënien e ndihmës së shpejtë në kohë.
Referuar mediave të huaja,ambulanca arrin pas 7 orësh tek qytetari i cili njofton se ka simptoma të COVID-19 ende pa kryer testin e tamponit.
Kështu u ka ndodhur shumë të prekurve në Bergamo, rajon i cili është kthyer në epiqendren e përhapjes së coronavirusit në Itali.
Ekipet e emergjencës u shprehen se është thuajse e pamundur t’u përgjigjesh të gjithë kërkesave për ndihmë nga qytetarët në të njejtën kohë. Sipas tyre, ka pasur ditë me më shumë se 400 mijë telefonata.
Për këtë arsye, janë vënë në dispozicion dy linja telefonike: një për urgjencën ndaj coronavirusit dhe tjetra për dyshimet dhe pyetjet që mund të kenë qytetarët lidhur me pandeminë COVID-19.
Punonjësit e ndihmës së shpejtë shtuan se pas cdo pacienti të cuar në spital, u duhet të kryejnë dhe dezinfektimin e automjetit të ambulancës dhe sigurisht që ky veprim kërkon kohë.
Nga ana tjetër, gjendja e një të infektuari mund të përkeqësohet dhe ndihma e shpejtë luan rolin thelbësor në shpëtimin e jetës së tij.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset