Italia e nis europianin me fitore, “të kaltrit” mposhtin 3-0 Turqinë
Kampionati europian filloi më një fitore të thellë të Italisë 3 me 0 ndaj Turqisë.
“Të kaltrit” e Mancinit fituan me golat e Imobile, Injsinje dhe një autogol të Demiral.
Fillim më të mirë nuk mund të kishte. Në ndeshjen hapëse të kampionatit europian, Italia fitoi 3 me 0 kundër Turqisë.
“Të kaltrit” e Roberto Mancinit ishin superior gjatë gjithë 90 minutave të luajtura në “Olimpico” të Romës, por për të shënuar golin e parë do iu duhej ndihma e qendërmbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral, i cili në minutën e 53 devijoi aksidentalisht në portën e tij topin e hedhur në zonë nga Berardi.
Pas zhbllokimit të rezultatit Italia ishte edhe më spektakolare në fushë, duke mbyllur në mbrojtje Turqinë, e cila në 30 minutat e fundit u përpoq që mos të humbte me rezultat të thellë. Por kjo tentative e ekipit të Senyl Gynesh nuk u arrit, pasi Imobile fillimisht, dhe më pas Insinje vulosën rezultatin 3 me 0, duke vendosur Italinë menjehërë në listën e favoritëve për të triumfuar në këtë europian.
Sakaq, kampionati europian sot vijon me 3 ndeshjet e radhës në kalendar, Uells – Zvicër, Danimarkë – Finlandë dhe Belgjikë Rusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lei Kraja “ngacmon” portierin e kombëtares Selmani për flokët
Klodiana Shala tregon momentin kur s’ka denjuar as të bëjë foto me Ronaldon
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta