Italia, Greqia e Gjermania, destinacionet kryesore për emigrantët shqiptarë në 2024
Emigracioni shqiptar është shndërruar në një fenomen strukturor me ndikim të thellë dhe afatgjatë në zhvillimin demografik, ekonomik dhe social të vendit.
Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për “Diaspora në shifra”. Shumica dërrmuese e emigrantëve janë në grup-moshën 15–64 vjeç, duke reflektuar largimin e fuqisë kryesore prodhuese dhe njerëzore të vendit.
Ky realitet e bën emigracionin jo vetëm një çështje sociale, por edhe një problem të drejtpërdrejtë të zhvillimit, pasi prek potencialin e rritjes ekonomike, tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e skemave sociale.
Një element domethënës i evidentuar nga INSTAT është prania e lartë e fëmijëve nën 15 vjeç në diasporë, fakt që tregon se emigracioni nuk kufizohet më në lëvizje individuale për punë, por përfshin zhvendosje familjare dhe vendosje afatgjata jashtë vendit.
Destinacionet kryesore të diasporës mbeten vendet e Bashkimit Europian, me peshë të veçantë Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë, por raporti evidenton edhe zgjerimin e shpërndarjes gjeografike në shtete të tjera europiane dhe jashtë kontinentit.
Gjatë viteve 2021–2023, Italia dhe Greqia janë shtetet ku shqiptarët kanë fituar më së shumti shtetësinë. Gjithashtu, Gjermania, Franca, Suedia dhe Belgjika janë ndër shtetet e tjera ku ka pasur rritje të fitimit të shtetësisë.
Gjatë vitit 2024, Italia, Greqia dhe Gjermania janë vendet me përqendrimin më të madh të shqiptarëve me leje qëndrimi për arsye të ndryshme, ku 47,6% e lejeve të qëndrimit në 27 vendet e BE-së janë për arsye të bashkimit familjar, ndjekur nga arsyeja për punësim me 29,1%, arsye të tjera 22,4% dhe për studim rreth 1%.
Të dhënat e Anketës së Komunitetit Amerikan për vitin 2023 tregojnë se shqiptarët e gjeneratës së parë në SHBA në vitin 2023 janë 94.616, duke përfshirë ata që kanë emigruar pas viteve 1990, ndërsa gjenerata e dytë është 111.904. Pra, gjithsej 206.520 shqiptarë jetojnë në SHBA.
Në tërësi, të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah një emigracion masiv të moshave të reja dhe familjeve, i cili thellon plakjen e popullsisë rezidente, tkurr bazën e kontribuuesve në ekonomi dhe krijon presione të reja mbi zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet