Italia mposhtet pas 3 vitesh, Spanja shkon në finale

7 Tetor 2021 | 09:16

Pas 37 ndeshjeve, ecuria e pathyeshme e Italisë se Roberto Mancinit përfundoi në humbjen 1-2 ndaj ekipit kombëtar të Spanjës.

Mjaftuan dy gola tw mwrkurwn nga talenti Ferran Torres nw pjeswn e parw dhe njw karton i kuq i Bonuccit qw vwshtirwsoi planet e kampionewve tw Europws.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique tejkalon Azzurri-t dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, ku përsëri në San Siro, ata do të përballen me fituesin e Belgjikë-Francë, ndeshje që do të luhet sot.

“Është një fitore e madhe, sigurisht. Kryesisht sepse jemi në finale dhe jemi një ndër dy ekipet më të mira të kompeticionit. Është e qartë se një ditë kjo humbje do të vinte për Italinë, pasi ccdo rekord ka një fillim dhe një fund. Mendoj se ecuria e tyre është e pabesueshme. Ishim besimplotë dhe lojtarët ishin të jashtëzakonshëm. Janë shumë të lumtur dhe tani duhet të mendojmë për finalen,” – u shpreh Enrique.

Ndërkohë trajneri i Italisë, Roberto Mancini shprehu keqardhjen për humbjen ndaj Spanjës, megjithatë ai vlerësoi paraqitjen e lojtarwve tw vet duke thënë se tashmë ekipi është i vetëdijshëm për potencialin që ka.

“Do donim që kjo humbje mos të vinte, por e dinim që herët a vone do të humbnim një ndeshje. Dhe nëse do të na duhej të humbnim, me mire sonte se sa në finale të Europianit apo në finale të Botërorit. Thënë kjo, mendoj se zhvilluam një ndeshje të mire dhe kemi kuptuar vërtet që jemi një ekip i konsoliduar,” – deklaroi Mancini.

Spanja do të përballet të dielën me fituesen e gjysmëfinales mes Francës dhe Belgjikës, ndërsa ekipi kombëtar i Italisë do të sfidojë humbësin e kësaj sfide në Torino.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026