“Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”, Meloni ndahet nga aleatët

17 Maj 2025 | 14:02

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur një qëndrim të kundërt me atë të aleatëve të saj perëndimorë, duke konfirmuar se Italia nuk është e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë.

Meloni, që nuk mori pjesë në tryezën e Koalicionit të Vullnetarëve për mbështetje të Ukrainës gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi se Italia nuk do të marrë pjesë në formate që kanë objektiva për të cilët Roma nuk ka shprehur gatishmërinë.

Ajo theksoi se “nuk ka kuptim të merret pjesë në biseda që përfshijnë dërgimin e trupave italiane në Ukrainë”.

Në samitin që u zhvillua në Tiranë, ku morën pjesë liderë të lartë si Emmanuel Macron, Keir Starmer, Friedrich Merz dhe Donald Tusk, u diskutua mbështetje për Ukrainën. Pavarësisht se Meloni ishte fizikisht e pranishme në Tiranë, ajo mungoi në këtë takim dhe në vend të saj zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Mungesa e saj shkaktoi reagime nga opozita italiane, e cila e cilësoi këtë si një largim të Italisë nga linja e aleatëve të saj.

Për këtë situatë, reagoi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili mohoi se në takimin e Tiranës ishte diskutuar dërgimi i trupave.

Ai theksoi se në tryezën e rrumbullakët u fol vetëm për mundësinë e një armëpushimi dhe bëri thirrje për kujdes ndaj informacionit të rremë që mund të shpërndahej, duke iu referuar si një mundësi përhapjeje të informacionit të paqëndrueshëm nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026