Presidenti rus refuzoi takimin, Zelensky në Tiranë: Putini kishte frikë të përballej

16 Maj 2025 | 13:58

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu në Samitin Europian të Tiranës vlerësimin e tij për gjithë mbështetjen që ka shprehur Shqipëria por dhe liderët evropianë. Ai ndalet në çështjen se Ukraina ishte e gatshme për bisedë dhe negociata me Rusinë nga takimi në Turqi, por Putin nuk e do  një gjë të tillë. Presidenti i Ukrainës thekson se Ukraina dëshiron vetëm një gjë, dhe ajo është paqja.

“E vlerësoj që ne e kuptojmë njësoj situatën. Lufta e Rusisë kundë Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt. Ukriana ka nevojë për paqe. Këtë javë morëm hapa të rëndësishëm për të mbyllur këtë luftë, në rast se Putini nuk do kishte patur frikë të vinte në Turqi. Isha në Ankara, u prita nga Presidenti Erdogan dhe isha i gatshëm për një takim të drejtëpërdrejtë me Putinin, jo thjeshtë takim por për të arrirë zgjidhjen e gjithë çështjeve të rëndësishme. Putin nuk ka dakort për asgjë.

Delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe asnjë nga përfaqësuesit nuk mund te merrnin vendime në Rusi. Dërgova një ekip në Stamboll për të parë nëse rusët do arrinin që të vendosnin ndonjë gjë.

Përparësia numër një e jona është të arrihet një armëpushim i plotë, i pakushtëzuar dhe i drejtë. Vrasja duhet të marrë fund dhe të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Nëse përfaqësuesit e Rusisë nuk arrijnë dot asgjë sot në Stamboll, atëherë është 100 për qind e qartë se Putin vazhdon të minojë diplomacinë”, tha Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026