Shtetasit italianë gjejnë dy predha në lumin Buna
Një grup italianësh të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna, kanë gjetur 2 predha në afërsi të urës së vjetër.
Sipas burimeve të deritanishme, shtetasit italianë kanë përdorur magnet për të nxjerrë predhat nga ujërat e lumit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës. Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të Bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.
Është ende e paqartë se cilës periudhë i përkasin dy predhat e gjetura. Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave xheniere nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që në zona të ndryshme të qarkut Shkodër gjenden predha të përmasave dhe periudhave të ndryshme, që nga Lufta e Dytë Botërore apo edhe nga viti 1997.
Mendohet se shumë të tjera vijojnë të jenë në lumenj, liqene apo edhe të groposura rrëze kodrave e maleve të ndryshme apo edhe tunele nëntokësore në gjithë vendin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta