Italianët i bëjnë thirrje Draghit që të mos dorëhiqet
Kryebashkiakët e Italisë, organizatat e biznesit dhe drejtuesit e sindikatave i kërkojnë kryeministrit Mario Draghi që të rimendojë vendimin e tij e të mos dorëhiqet, duke paralajmëruar se stabiliteti i vendit, i mbingarkuar me borxhe është në rrezik.
Draghi dha dorëheqjen javën e kaluar pasi një nga partitë në koalicionin e tij Lëvizja 5-Yje, refuzoi të mbështeste qeverinë në një votëbesim parlamentar.
Presidenti Sergio Mattarella e refuzoi dorëheqjen dhe i kërkoi t’i drejtohej parlamentit më 20 korrik, duke shpresuar se do të gjente një konsensus për të shmangur zgjedhjet e parakohshme në një kohë trazirash ndërkombëtare dhe tensionesh ekonomike.
Draghi fitoi me lehtësi votën e besimit për një paketë masash që synojnë të lehtësojnë koston e lartë të jetesës për familjet dhe kompanitë por 74-vjecari tha se pa mbështetjen e plotë të të gjithë partnerëve, qeveria e unitetit kombëtar nuk mund të vazhdonte.
Partia populiste 5-Yje, deklaron se nuk është tërhequr nga koalicioni, por i ka bërë thirrje Draghit t’i japë garanci se do të zbatojë prioritetet e politikës së tij, të tilla si paga minimale.
Një burim në zyrën e kryeministrit tha se Draghi nuk do të përkulet para asnjë “ultimatumi” dhe mbetet i vendosur për të dhënë dorëheqjen.
Por ish kreu i Bankës Qendrore përballet me shumë presion për të ndryshuar qëndrim, pas paralajmërimeve se shteti fqinj rrezikon të humbas miliarda euro në fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë dhe pa një qeveri funksionale kriza e inflacionit do të bëhet edhe më e vështirë.
LEXONI GJITHASHTU
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti