Iu gjetën në shtëpi rreth 400 mijë euro, Prokuroria kërkon burg për kirurgun e QSUT, akuzohet për pastrim parash
Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.
Me vendim gjykate, kardiokirurgu kishte marrë masën e pezullimit nga detyra, por prokuroria pas kontrollit në banesën e tij kërkoi t’i shtohet akuza e pastrimit të parave.
Dy ditë më parë në shtëpinë e mjekut Edvin Prifti, SPAK gjeti dhe sekuestroi një sasi të madhe parash cash, përfshirë 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.
Edvin Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Hoxha. Prifti kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.
Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi i ktheu lirinë disa prej eksponentëve kryesorë të krimit në Shqipëri, përfundoi vetë në pranga. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) urdhëroi arrestimin e saj në sallën e gjyqit dhe të një grupi prej 9 personash, të përfshirë në këtë skemë korruptive dhe kriminale.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset