IuteCredit sjell në Shqipëri Siim Sikkut, njeriu më ndikues mbi qeverisjen digjitale
Ndërkohë që vendi po përballet me sulmet kibernetike iraniane mbi platformën e-Albania, marka estoneze IuteCredit ka vendosur të sjellë në Shqipëri një nga mëndjet që krijuan e-Estonia.
Kjo platformë prej vitesh ka digjitalizuar komplet jetën e estonezëve, duke siguruar të dhënat dhe aktivitetin e tyre të përditshëm.
Ne kontaktuam Drejtorin Ekzekutiv të IuteCredit Z.Akan Ajdini mbi këtë zhvillim. “Estonia konsiderohet globalisht si një sukses në revolucionin digjital. Nga shumë ekspertë konsiderohet edhe si modeli shtetëror i të ardhmes.
Nxitur edhe nga ngjarjet e fundit në vend, vendosëm që atë përvojë fantastike ta sjellim edhe në Shqipëri nëpëmjet një konference ku institucionet shqiptare do të kenë mundësi të takohen dhe të vendosin ura bashkëpunimi me një prej krijuesve së e-Estonia” – shprehet Z. Ajdini shumë entuziast për konfernecën që pritet të mbahet më 21 tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Theksojmë këtu se vetë IuteCredit ka nxitur një revolucion digjital në sistemin e mikrofinancave në Shqipëri, duke shkurtuar procedurat burokratike në dhënien e kredive, deri në miratimin e tyre brenda 7 minutash dhe tërheqjen e parave me vetëm 1 klikim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta