Izolimi në 41-BIS, Shullazi dhe Dani kallëzojnë penalisht ish-kryeprokuroren Marku dhe Donika Prelën

14 Tetor 2020 | 11:16

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, SPAK me një kallzim penal kundër ish-Kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, të cilat sipas Shullazit dhe Danit kanë shpërdoruar detyrën me futjen e tyre në regjimin e izolimit 41-BIS.

Dy kallzuesit arsyetojnë se Drejtuesja e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, Donika Prela i ka tejkaluar kompetencat e saj me kërkesën për izolimit të tyre, të cilën ligjërisht duhet ta ushtronte Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

“E kallzuara Donika Prela, e mbështet kërkesën e saj në Udhezimin Nr.2, date 24.05.2019 të Prokurorit të Pergjithshëm të Përkoheshëm në atë kohë, të kallzuares Arta Marku. Marku, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana e saj, ka shkelur Kushtetutën e Republikes se Shqiperisë duke nxjerrë një udhëzim në kundërshtim me ligjin,” thuhet në letrën e dy paditësve, të cilët aktualisht po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e grupit të tij që akuzohen për gjobëvenie dhe shkatërrim prone nga prokuroria ishin të burgosuri e parë që iu nënshtruan regjimit 41 BIS. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026