Izraeli intensifikon bombardimet në Gaza, ndërpritet komunikimi dhe interneti

28 Tetor 2023 | 08:08

Banorët e Gazës janë pa qasje në internet dhe në shërbime tjera telefonike, pas rritjes së shkallës së bombardimeve izraelite në mbrëmjen e së premtes.

Mbi 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa asnjë linjë kontakti me pjesën tjetër të botës, teksa ushtria izraelite ka thënë se është duke e “zgjeruar” operacionin tokësor në këtë enklavë të rrethuar.

Njoftimi i ushtrisë izraelite është sinjal se forcat ushtarake të Izraelit janë edhe më afër pushtimit tokësor në Gazë, ata janë zotuar se do ta shkatërrojnë grupin militant Hamas, pas sulmeve që i ka kryer në tokën izraelite tri javë më parë.

Në deklarimin e së premtes, ushtria izraelite u ka bërë sërish thirrje banorëve të qytetit të Gazës që të shpërngulen në jug.

Shpërthimet e fuqishme në Rripin e Gazës janë parë prej distancës, ka raportuar Associated Press.

Banorët e Gazës veçse janë që disa javë pa furnizime me ushqim, ujë dhe rrymë, por tani kanë mbetur në izolim të plotë.

Ofruesi palestinez i telekomunikimeve në Gazë, Palte, ka thënë se zona është pa asnjë shërbim për shkak të bombardimeve.

Ende nuk dihet nëse ka viktima nga sulmet e reja ajrore, për shkak të izolimit të zonës.

Kryqi i Kuq ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë me ekipet mjekësore dhe banorët nuk mund të thërrasin ambulancën, çka nënkupton se ekipet do të duhet t’i ndjekin shpërthimet, për t’i identifikuar të plagosur nga sulmet.

Grupet tjera ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se kanë arritur të komunikojnë me pak pjesëtarë të stafit që kanë qasje në lidhje satelitore.

Banorët jashtë Gazës janë në panik, pasi kanë mbetur pa informacione për familjarët e tyre brenda.

“Jam frikësuar aq shumë që kjo do të ndodhë”, ka thënë Wafaa Abdul Rahman, drejtore e organizatës feministe me bazë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor.

Ajo ka thënë se nuk ka informacione që disa orë për familjen e saj në qendër të Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026