Akrobatët nga Dibra e madhe dhurojnë spektakël në teatrin e Durrësit

27 Tetor 2023 | 19:10

Një mbrëmje plot magji dhe iluzione u zhvillua në teatrin e Durrësit.

Prindër, gjyshër e fëmijë ndoqën spektaklin e përgatitur nga akrobatët e cirkut “Colorado” të Dibrës së Madhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Më të lumturit ishin të vegjlit, që për pak minuta mundën edhe të provonin “magjinë” e skenës.

Ndonëse salla u mbush plot gjatë 2 shfaqjeve njëra pas tjetrës, organizatori Bekim Ame dhe trupa e tij kërkojnë më tepër mbështetje.

“Ne vijmë me të gjitha shpenzimet, nuk kemi përkrahje, madje as nuk kemi kërkuar, sepse ia kemi dalë vetë. Ne duam vetëm të na mundësojnë që të bëjmë njoftime nëpër shkolla, sepse kanë nevojë fëmijët për argëtim,” – tha Ame.

Me magjistarë bullgarë e maqedonas pjesë të trupës, Ame apelon gjithashtu për një bashkim me profesionistë nga Shqipëria.

“Ne dëshirojmë që të kemi një bashkëpunim dhe me akrobatë të Shqipërisë, që dhe kjo trupë të jetë pjesë e cirkut të Maqedonisë së Veriut,” – u shpreh ai.

Këtë e pohojnë edhe vetë akrobatët.

“Është hera e dytë ose e tretë që vij në qytetin e Durrësit. Ky vend është shumë i bukur, e dua Shqipërinë. Pse jo, mos të kemi një grup të përbashkët? Kështu s’do të ketë kufinj, të paktën në art,” – tregoi magjistari Sashko Smillkov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026