Izraeli: Irani ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

22 Mars 2026 | 15:10

Ushtria izraelite tha më ditën e sotme se Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike drejt Izraelit që nga nisja e luftës, duke pretenduar se rreth 92 për qind e tyre janë rrëzuar.

Këto të dhëna u bënë publike një ditë pasi raketa iraniane goditën dy qyteza në jug të Izraelit, duke lënë afër 175 persona të plagosur.

“Irani ka gjuajtur mbi 400 raketa balistike. Ne kemi një nivel të lartë të rrëzimit të tyre. Ne kemi rrëzuar rreth 92 për qind të tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani.

Një nga qytetet që u godit të shtunën ishte Dimona, ku gjerësisht besohet se gjendet arsenali i padeklaruar bërthamor i Izraelit.

Raketat ranë vetëm pesë kilometra larg nga objekti bërthamor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026