Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me Këshillin për Siguri Kombëtare, pasi ka bërë thirrje për “përfundim të vërtetë” të sulmeve ajrore vdekjeprurëse që kanë këmbyer armiqtë e përbetuar për pesë ditë me radhë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të lëshojë paralajmërime tjera për banorët e Teheranit, para sulmeve që pritet të kryhen më 17 qershor.
“Ne do të sulmojmë shënjestra shumë të rëndësishme në Teheran sot… ne do të vazhdojmë me goditje të rënda kundrejt Iranit”, ka thënë Katz.
Paralajmërimet kanë ardhur teksa mediat iraniane kanë raportuar për disa shpërthime në qytetin e Isfahanit, ku gjenden disa qendra bërthamore.
Ndërkohë, sirenat ajrore janë dëgjuar nëpër Tel Aviv, për t’i paralajmëruar banorët për ndonjë sulm të mundshëm iranian.
Teksa është larguar nga samiti i shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), të mbajtur në Kanada, Trump është shprehur i zemëruar ndaj Teheranit pse nuk ka arritur marrëveshje për programin bërthamor, i cili është duke u shënejestruar nga Izraeli, edhe pse Irani pretendon se e ka vetëm për qëllime civile.
“Nuk po kërkoj armëpushim, po kërkojmë diçka më të mirë sesa armëpushimi”, u ka thënë Trump gazetarëve duke u nisur nga Kanadaja për në Uashington, duke e lënë samitin ende pa përfunduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit