Izraeli thotë se ka parandaluar mbi 50 sulme të urdhëruara nga Irani

14 Korrik 2023 | 07:50

Izraeli dhe vende të tjera partnere të tij kanë parandaluar më shumë se 50 sulme të orkestruara nga Irani ndaj izraelitëve dhe hebrenjve jashtë vendit gjatë viteve të fundit, tha të enjten ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një vizite në Azerbajxhan.

Izraeli dhe Irani janë mbërthyer në një luftë në hije të stilit të Luftës së Ftohtë për dekada, me akuza të ndërsjella për sabotim dhe komplote për vrasje.

Të mërkurën, ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi Iranin se qëndron pas një përpjekjeje të parandaluar për të sulmuar ambasadën e Izraelit në Baku.

Zyrtarët azerbajxhanas nuk e kanë konfirmuar ende një gjë të tillë.

“Me urdhër të udhëheqësit të tij suprem, Irani ka zhvilluar në vitet e fundit një fushatë terroriste mbarëbotërore në shkallë të pashembullt, e fokusuar te izraelitët dhe hebrenjtë… Po flasim për më shumë se 50 tentativa sulmesh,” cituan mediat izraelite të thoshte ministri Gallant.

Ai vlerësoi shërbimet e sigurisë së Izraelit dhe “bashkëpunimin e ngushtë me shumë vende” për parandalimin e sulmeve për të cilat dyshohet Irani. Zyrtarët iranianë nuk kanë komentuar. Azerbajxhani është një partner i rëndësishëm i mbrojtjes izraelite përgjatë kufirit me Iranin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026