Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin
Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit brenda dy kilometrave nga kufiri i vendit me Libanin.
“Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant,” thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
“Pak kohë më parë, Komanda Veriore informoi krerët e autoriteteve lokale mbi vendim. Plani do të zbatohet nga krerët e bashkive vendore, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) të Ministrisë së Mbrojtjes”-thuhet në njoftim.
28 fshatrat që u është kërkuar evakuimi janë: Ghajar, Dishon, Kfar Yuval, Margaliot, Metula, Avivim, Dovev, Ma’ayan Baruch, Bara’m, Manara, Yiftach, Malkia, Misgav Am, Yir’on, Dafna, Arab al. -Aramshe, Shlomi, Netu’a, Ya’ara, Shtula, Matat, Zari’t, Shomera, Betzet, Adamit, Rosh HaNikram, Hanita dhe Kfar Giladi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbia refuzon foton e Samitit, Haxhiu: Guxim i madh të refuzosh Gjermaninë
- “Mos e pushtoni”- Nga apeli i Biden, te “ferri” në Gaza, çfarë po ndodh në Izrael
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë