Izraeli zapton gjithë Gazën, çfarë dihet nga plani i kabintetit të Netanyahut
Izraeli ka aprovuar të hënë planin për të marrë nën kontroll të gjithë Rripin e Gazës dhe të qëndrojë në territor për një periudhë pa afat.
Lajmin e bënë të ditur dy zyrtarë izraelitë në kushte anonimati. Nëse implementohet, lëvizja do të çojë në shtrirjen e operacioneve izraelite në territorin palestinez dhe ka gjasa të hasë një opozitë të brendshme të ashpër.
Ministrat e kabinetit qeveritar aprovuan planin në orët e para të mëngjesit, disa orë pasi kreu i forcave të armatosura izraelite deklaroi se ushtria po thërriste në detyrë dhjetëra mijëra rezervistë.
Plani i ri, që sipas zyrtarëve synon të ndihmojë në arritjen e objektivave si mposhtja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza, do të shtyjë gjithashtu disa qindra mijëra palestinezë drejt jugut të Gazës, ku do të thellohej edhe më shumë gjendja e rëndë humanitare.
Që nga rënia e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në mes të marsit, shteti hebre ka zgjeruar kontrollin e tij në enklavën palestineze, duke marrë në dorë 50 për qind të territorit të saj.
Para se armëpushimi të përfundonte, Izraeli ndaloi gjithashtu të gjitha ndihmat humanitare në brezin e tokës, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ujin e pijshëm, duke i dhënë jetë krizës më të rëndë humanitare në rreth 19 muaj luftë.
Përmes planit synohet gjithashtu të pengohet që shpërndarja e ndihmave të bëhet nga Hamasi, gjë që sipas izraelitëve ndikon në forcimin e grupit militant.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit