Jahti 200 mln eurosh i aleatit të Putinit në ankand, paratë i shkojnë Ukrainës

2 Dhjetor 2022 | 17:28

Jahti prej 200 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut të sanksionuar ukrainas Viktor Medvedchuk, i cili u kap në Kroaci në fillim të këtij viti, do të shitet në ankand, shkruan London Guardian.

Qeveria ukrainase njoftoi se një gjykatë kroate vendosi që jahti Royal Romans i Medvedchuk, 92.5 metra i gjatë duhet t’i transferohej Agjencisë Ukrainase të Rimëkëmbjes dhe Menaxhimit të Aseteve (ARMA), sipas gazetës.

Medvedchuk, një ish-deputet ukrainas dhe aleat i Putinit, u arrestua në Ukrainë në prill, por u lirua dhe u ekstradua në Rusi në një shkëmbim të burgosurish në shtator.

ARMA është një degë e posaçme e qeverisë ukrainase e ngarkuar me “gjetjen, monitorimin dhe menaxhimin e aseteve të përfituara nga korrupsioni”.

Agjencia njoftoi se do të nxirrte në ankand jahtin, shitja e parë e tillë për të përfituar nga ana e Ukrainës që kur qeveritë perëndimore ngrinë asetet e një numri oligarkësh pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt.

ARMA konfirmoi se agjentët e tyre fluturuan për në Kroaci dhe inspektuan jahtin e sekuestruar, i cili u ndërtua nga ndërtuesi holandez i anijeve superjahte Fidship në 2005. Jahti ka kabina për të akomoduar 14 të ftuar, një pishinë katër metra të gjerë dhe mund të strehojë gjithsej 21 anëtarë të ekuipazhit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026