‘Janë kursimet e prindërve’, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares për kthimin e parave që iu sekuestruan në banesë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila kërkonte kthim të vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.
Sipas gjyqtares, paratë e sekuestruara janë pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.
Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës së ish-gjyqtares.
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua në muajin shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK, me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ish-gjyqtarja dyshohet se do të lironte një të dënuar kundrejt një shumë të konsiderueshme parash.
Bashkë me gjyqtaren Enkelejda Hoxha u arrestuan dhe disa persona të tjerë mes të cilëve funksionarë të Gjykatës së Krujës dhe mjeku i njohur, Edvin Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
- KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha
- Apeli i GJKKO-së lë sërish në qeli gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta