Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit
Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan veprimet e Kinës gjatë stërvitjeve të gushtit pranë Tajvanit, në të cilat raketat balistike të lëshuara ranë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, njoftoi sot ministria e Mbrojtjes japoneze.
Ministrat konfirmuan synimin e Japonisë, SHBA-së dhe Australisë për të “zgjeruar dhe forcuar stërvitjen dhe aktivitetet, si dhe për të promovuar pajisjet e mbrojtjes dhe bashkëpunimin teknologjik”, raporton TASS.
Hamada, Austin dhe Marles ranë dakord që ata duhet të koordinojnë strategjitë e të tre vendeve për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mënyrë që të arrihet një Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë