Japonia heq dorë nga organizimi i kampionatit botëror të futbollit për klube
Pasi organizoi Lojërat Olimpike mes shumë polemikash për shkak të pandemisë, Japonia ka hequr dorë nga organizimi i kampionatit botëror të futbollit për klube.
Zyrtarët japonezë i paraqitën sot FIFA-s tërheqjen nga organizimi i kampionatit që sipas kalendarit pritej të niste më 9 dhjetor – deri më 19 dhjetor.
Japonezët theksojnë se organizimi nuk ka interes për sa kohë njerëzit nuk lejohen t’i ndjekin ndeshjet për shkak të pandemisë.
Dy sezonet e fundit botërori për klube është zhvilluar në Katar. FIFA ka menduar ta zgjerojë formatin duke përfshirë sezonin e ardhshëm nga 7 në 24 skuadra.
Kështu me këtë lëvizje FIFA detyrohet të shqyrtojë për një alternativë tjetër, në të kundërtën do të detyrohet ta anulojë eventin e këtij viti.
Në turneun e këtij viti skuadra të konfirmuara janë Chelsea si fituese në Evropë, Al Ahly në Afrikë, Auckland City në Oqeani, ndërsa mbeten për t’u vendosur tre klube të tjera mes fituesve të Amerikës së Jugut (Copa Libertadores, finalja 27 nëntor), Amerikës Qendrore (CONCAF, finalja 28 tetor) dhe kampionatit të vendit pritës.
Në këtë të fundit qe parashikuar të ishte fituesja e kampionatit japonez, që mbyllet më 4 dhjetor.
Triumf, tension dhe transformim, momente përcaktuese të Kupës së Botës 2026
Scaloni paralajmëron largimin nga Argjentina pas finales së Kupës së Botës, shpërthen në lot gjatë konferencës për mediat (VIDEO)
Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë