Japonia përgatitet për tajfunin shkatërrues
Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë ka ‘mbërritur’ në ishullin jugor të Kyushu.
Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra prej të paktën 180 km/h dhe disa zona mund të kenë 500 mm reshje shiu gjatë ditës së sotme, shkruan BBC.
Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.
Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshima, në majën jugore të Kyushu, mëngjesin e sotëm.
Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz.
Autoritetet kishin lëshuar një “alarm” për ishullin, i pari i vendosur ndonjëherë jashtë prefekturës Okinaëa, i cili përbëhet nga ishujt më të vegjël dhe të largët japonezë në Detin e Kinës Lindore, raporton Japan Times.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se Nanmadol do të sillte shira të rrëmbyeshëm, stuhi përgjatë bregdetit dhe erëra aq të fuqishme sa që ekzistonte rreziku që shtëpitë mund të shemben.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë