Java e 11-të e Superiore, Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana ndeshjet më interesante
Partizani-Kukësi është ndeshja më interesante e javës së 11-të e Superiores. Verilindorët do të kërkojnë rikthimin tek suksesi, pasi në dy ndeshjet e fundit nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë.
Kuksianët nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj skuadrës së Ilir Dajës, të cilët kanë pësuar vetëm një gol në 9 ndeshjet e fundit, një tregues i qartë për stabilitetin e të kuqve.
Nga përballja mes Partizanit dhe Kukësit kërkon të përfitojë Vllaznia kryesuese, që dëshiron të thellojë akoma dhe më shumë diferencën me ndjekësit.
Në Shkodër kërkohet vlerësim maksimal për Skënderbeun, që do të vizitojë kuqeblutë mesditën e së dielës.
Mjaft interesante do të jetë dhe takimi mes Teutës dhe Tiranës. “Djemtë e Detit” i mundën kampionët në fuqi në fazën e parë, por bardheblutë kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë pasi nuk munden që prej 7 ndeshjesh në kampionat.
Në takimet e tjera të javës së 11-të, Bylis përballet me Apoloninë, ndërsa Laçi do të vizitojë Kastriotin.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta