Java e pestë e Seria A, Milan mund Interin me përmbysje, ngec Juventus

4 Shtator 2022 | 15:53

Milani mposhti Interin me rezultatin 3-2 në derbin e Madonnina në ndeshjen më të rëndësishme të javës së pestë të Seria A.

Një përplasje plote emocione në të cilën Milan përmbysi rivalët e qytetit. Zikaltërit shënuan të parët në minutën e 21 me kroatin Brozoviç.

Kuqezinjtë reagun shumë shpejt duke barazuar rezultatin 7 minuta më vonë me Leaon.

Në pjesën e dytë Milani do të shënonte dhe dy herë të tjera me francezin Giroud dhe Leaon. Ndërsa Inter ngushtoi rezultatin Me Dzekon në minutën e 67.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi pavarësisht rasteve të Inter. Pas kësaj fitoreje Milan ngjitet në krye të renditje me pikë të barabarta me Napolin, 11.

Ndërsa Juventus është ndalur nga Fiorentina ku nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1 me 1. I pari që ka shënuar ka qenë Juventus me Milik në minutën e 9.

Reagimi Fiorentinës ka ardhur në minutën e 29 me Koume. Ndërsa skuadra violë humbi dhe një penallti në minutën e 44 nga Joviç.

Pas këtij barazimi Juventus renditet i pesti në kuotën e 9 pikëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026