‘Je dënuar për shpifje ndaj meje’, Veliaj debat me Tabakun në komision

22 Shkurt 2022 | 11:05

Debate në Komisionin Hetimor të inceneratorëve mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe kryetares Jorida Tabaku.

Tabaku ka akuzuar Veliaj se po i devijon pyetjes se cili ka qenë vendimi i Këshillit Bashkiak për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Veliaj nga ana tjetër është shprehur se Tabaku është dënuar për shpifje ndaj tij. Ai thekson se kryetarja e komisionit nuk po e lë të flasë.

Debati:

Tabaku: Po e ngatërroni qëllimisht çështjen.

Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo e bën dhe po e drejton në mënyrë të pandershme këtë komision. Po të jetë për përballjet tona, unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak

Veliaj: Unë në ndryshim nga ju vij i përgatitur. Më lër të mbaroj. Kam folur vetëm në emër të bashkisë, kam një vendim të Këshillit Bashkiak.

Tabaku: Çfarë frike keni nga vendimi i këshillit bashkiak.

Tabaku: Nëse dilni jashtë objektit të pyetjeve do iu ndaloj përgjigjet.

Veliaj: Nëse me thirre do më dëgjosh, është ekspozuar një gënjeshtër e madhe.

Tabaku: Përgjigju për Bashkinë Tiranë. Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak. Sot je përgjegjës për Bashkinë Tiranë.

Veliaj: Merr pushim qetësohu, unë rri edhe 3 ditë këtu. Pi ujë, merr frymë.

Sot pritet që të dëshmojnë në këtë komision Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026