“Jemi më të fortë…”, Biden reagon pas mbështetjes nga liderët botërorë
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili tashmë është përhapur në kocka. Lajmi u bë publik të dielën nga zyra e tij, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga e gjithë bota.
Në një postim emocional në rrjetet sociale të hënën në mëngjes, Biden shprehu mirënjohjen e tij për fjalët e ngrohta që ka marrë nga liderë dhe qytetarë në mbarë globin, përfshirë një letër private nga Mbreti Charles i Britanisë.
“Kanceri na prek të gjithëve,” shkroi Biden. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e dëmtuara. Faleminderit që na ngritët lart me dashuri dhe mbështetje.”
Zyra e tij bëri të ditur se ai është diagnostikuar me një kancer të prostatës të fazës së avancuar, me një rezultat Gleason 9 – që tregon një formë shumë agresive të sëmundjes – dhe metastaza në kockë.
Lajmi ka ringjallur diskutime rreth shëndetit të Bidenit, veçanërisht nëse kjo diagnozë kishte qenë e njohur më parë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ish-presidenti Donald Trump reagoi fillimisht duke thënë se ishte “i trishtuar” për lajmin, por më vonë ngriti pikëpyetje, pa prova, mbi faktin nëse ekipi i Bidenit kishte ditur më herët për sëmundjen dhe e kishte mbajtur atë të fshehtë nga publiku.
“Jam i befasuar që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë, sepse për të arritur në fazën e nëntë duhet shumë kohë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë të hënën pasdite. “Mund të duhen vite për të arritur në këtë nivel rreziku.”
Megjithatë, ekspertët theksojnë se diagnozat në fazat e vona të kancerit nuk janë të rralla. Një studim i vitit 2014 në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se 46% e rasteve të kancerit zbuloheshin në fazë të avancuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit