‘Jemi në luftë me virusin’, Biden bën thirrje për bashkim, Trump vijon t’i cilësojë zgjedhjet e manipuluara
Emergjenca e pandemisë COVID-19 është në qendër të vëmendjes së presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe një qendër për adresat kombëtare do të jetë gati në vigjilje të “Festës së Falënderimeve”. Mbi të gjitha Biden bëri thirrje që amerikanët të harrojnë ndasitë dhe të luftojnë se bashku kundër virusit.
“Kemi gati një vit që vijojmë betejën me këtë virus që e ka shkatërruar këtë komb, na ka shkaktuar dhembje, humbje, frustrim. Ka shkaktuar kaq shumë viktima, 260.000 amerikane e ende vijon. Unë e di që vendi është lodhur nga lufta por duhet të kujtojmë se jemi në luftë me virusin, jo me dikë tjetër, as me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
Ndërkohë Presidenti Donald Trump, i cili ditët e fundit e ka përmendur shumë pak pandeminë u ka kërkuar mbështetësve të rikthejnë zgjedhjet e nëntorit.
Ai vijon t’i cilësoj ato te manipuluara duke pretenduar se ka fituar në shumë shtete të betejës.
“Këto zgjedhje ishin të manipuluara. Dhe ne nuk mund ta lejojmë që të ndodhë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodh për vendin tonë. Dhe këto zgjedhje duhet të kthehen sepse ne fituam shumë në Pennsylvani dhe tek gjitha shtetet ne fituam me shumë vota”, tha ai.
Ndërsa SHBA bëhet gati të festojë “Festën e Falënderimeve”, rastet e të infektuarve dhe vdekjet nga COVID po shtohen.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se tubimet e mëdha familjare që priten për festën ka të ngjarë ta përkeqësojnë situatën.
Lexoni gjithashtu:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër