“Jemi shtet bananesh”, Zagani: Edhe hakerat na thonë se drejtohemi nga arrogantët
Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani thekson se vendi ynë drejtohet nga njerëz arrogantë, dhe sipas tij këtë gjë po e thonë dhe hakerat.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zagani u shpreh se shteti ynë vjedh nga të gjitha anët dhe se qeveria nuk pranon të vërtetën.
“Edhe hakerat po na e thonë troç që drejtohemi nga njerëz arrogantë. Kemi një qeveri që nuk pranon kurrë të vërtetën sepse e vërteta e tyre i nxjerr lakuriq. Kemi një shtet që vjedh nga të gjitha anët, ky është rezultati, tallemi nga hakerat iranianë”- theksoi ai.
Teksa ka folur për trafikun e drogës Shqipëri, ish-oficeri i policisë tha se jemi bërë “shtet bananesh”.
“Sot në vendin tonë quhet burrë i zoti ai është që fut një kontejner me ‘banane’ brenda. Kriminelët sot flasin hapur për aktivitetin e tyre kriminal. Quhet si fisnikëri, kjo ka ardhur si rezultat i politikës. Jemi bërë shtet bananesh”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta