Jennifer Lopez bën kërkesë për divorc nga Ben Affleck

21 Gusht 2024 | 09:07

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, yjet e Hollivudit që rindezën romancën dhe u martuan dy dekada pas një ndarjeje të bujshme, po divorcohen, sipas njoftimeve të disa mediave.

Lopez dorëzoi kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën, njoftoi faqja TMZ. Lajmi vjen dy vjet pasi çifti festoi dasmën në një ceremoni luksoze në shtetin e Xhorxhias.

Ata ishin martuar zyrtarisht në korrik 2022 në Las Vegas. Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Në fillim të viteve 2000, dyshja e quajtur “Bennifer” ishin çifti më i përfolur në botën e Hollivudit. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004.

Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.

Lopez dhe Affleck u lidhën përsëri në vitin 2021. Lopez u shpreh se “20 vjet më pas, kemi një fund të lumtur”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026