Jens Stoltenberg thirrje ministrave të NATO-s: Të investojmë për sigurinë tonë

18 Shkurt 2021 | 16:04

“Shpenzoni më shumë” ishte sërish ky mesazhi i ministrit të ri të Mbrojtjes së SHBA i cili për herë të parë  pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë së administrates Biden mori pjesë në samitin e Natos.

Deri më tani, vetëm tetë anëtarë të NATO-s kanë arritur objektivin e 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes (Britania, Estonia, Greqia, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara ndërsa Franca dhe Norvegjia pritet të bashkohen).  Këtë strategji e mbështeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euroatlantike, Jens Stoltenberg.

“Administrata të ndryshme të SH.B.A.-së, Republikanët dhe Demokratët të gjithë kanë përcjellë të njëjtin mesazh se ne kemi nevojë për ndarje të drejtë të barrës në këtë Aleancë. Unë u them Evropianëve dhe ata bien dakord që ne duhet të investojmë më shumë në Mbrojtje për të mos kënaqur Shtetet e Bashkuara por është për  sigurinë tonë,  interesat tanë për të investuar më shumë. Për shkak se përballemi me një botë më të rrezikshme me fondamentalizëm më brutal, Daesh, ISIL që janë përhapur në  Irak, Siri. Po shohim edhe  një Rusi më të sigurt, një rritje të ndikimit të Kinës , të sulmeve kibernetike, kërcënimeve hibride”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në të njëjtën kohë, ministrat duhet të shqyrtojnë edhe çështjen se përsa kohë duhet të mbajnë 10,000 trupa të SHBA dhe NATO në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se ata mund të konsiderojnë të anulojnë afatin e rënë dakord një vit më parë  nga SHBA dhe Talibanët për largimin nga vendi të  trupave ndërkombëtare.

“Ekziston afat i 1 majit. Por premtimi për të lënë Afganistanin bazohet në kushte. Prezenca  jonë në Afganistan bazohet në kushte. Ajo që bën NATO tani është që ne së pari të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur një proces paqeje dhe zbatimin e plotë të  marrëveshjes. Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur”, tha ai.

Ministrat e NATO-s gjithashtu pritet të bien dakord për të filluar një mision të zgjeruar në Irak, me më shumë trajnime dhe këshillim të personelit të Aleatëve në më shumë institucione të sigurisë në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026