Jep dorëheqjen kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

21 Gusht 2022 | 21:24

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Humbja e thellë e partisë në zgjedhjet e së shtunës në Maqedoninë e Veriut është bërë shkas për largimin.

Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte 3 të tillë.

Sipas Selës, ky rezultat ishte i papritur e si rrjedhojë vendosi të japë dorëheqjen.

“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026