‘Jo Kosovës në OKB’, Vuçiç për mediat serbe: E papranueshme oferta e Lajçak

19 Shtator 2022 | 19:31

Për Serbinë është e papranueshme anëtarësimi i Kosovës në OKB. Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiç në një intervistë për televizionin privat “Pink”, nga Nju Jorku ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç ka bërë me dije se ka refuzuar një dokument të paraqitur nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, që propozonte një zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Në dokumentin në fjalë, sipas mediave ballkanase, propozohej mes të tjerash një pranim i shpejtë i Prishtinës në OKB dhe njohja e saj nga Serbia brenda një periudhe 10-vjeçare.

Gjatë intervistës, Vuçiç ka nënvizuar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, por ka shtuar se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do të dorëzohet.

“Duhet të kuptoni se janë 5 vende kundër nesh sa i takon Kosovës. Nuk mund të arrijmë shumë këtu, por do të luftojmë”, ka thënë Vuçiç.

Ai është shprehur se në këtë situatë nevojitet shpirt luftarak dhe që Beogradi të jetë i qartë sa i takon pozicionit të tij, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të imponuar.

“Në këto kushte, do të jetë e vështirë t’i mbijetojmë shtatorit dhe tetorit”, ka shtuar Vuçiç në intervistën e dhënë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë

Mund të tingëllojë e pabesueshme, dhe sigurisht disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte...
13:30 | 26/06/2026