Jo më kanabis në lagjet e kuqe të Amsterdamit, Holanda merr masa drastike

10 Shkurt 2023 | 12:58

Jo më kanabis në lagjet e kuqe te  Amsterdamit, duket se kryeqyteti holandez do të marrë masa strikte.

Ligjet  e reja do të hyjnë në fuqi nga mesi i muajit  maji dhe synojnë të përmirësojnë jetesën për banorët që janë ankuar prej kohësh për rrëmujën që shkaktojnë turistët. Edhe shtëpitë publike do të mbyllen në orën 3 të mëngjesit.

Mediat lokale raportojnë se pothuajse të gjithë këshilltarët mbështetën marrjen e masave për të reduktuar shqetësimin për banorët.

Këshilli i qytetit njoftoi se restorantet dhe baret  të premteve e të shtunave do të duhet të mbyllen në orën 2 të mëngjesit dhe asnjë vizitor i ri nuk do të lejohet në rrethin e vjetër të qytetit pas orës 1 .

Aktualisht, shitja e alkoolit nga dyqanet, dyqanet e pijeve alkoolike dhe kafenetë në lagjet e dritave të kuqe është e paligjshme nga e enjtja deri të dielën pas orës 16:00.

Këshilli do t’u kërkojë shitësve që të heqin plotësisht alkoolin nga vitrinat e tyre gjatë kësaj kohe, ose t’i mbulojnë ato.

Kryeqyteti holandez është i njohur për kafenetë e tij të kanabisit dhe tërheq miliona turistë në vit. Por vendasit janë ankuar se tërheqin tregtarët e rrugës dhe se abuzimi me drogën dhe alkoolin po rrit shkallën e krimit.

Sipas ligjeve aktuale në Holandë, posedimi, prodhimi ose tregtimi i drogës është vepër penale. Megjithatë, holandezët kanë një “politikë tolerimi” që lejon kafenetë të shesin kanabis nën kushte strikte.

Përveç ligjeve të reja, këshilli i Amsterdamit do të nisë në pranverë  një fushatë të titulluar qëndroni  larg” e cila u drejtohet turistëve që të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit për qëllime droge, alkooli dhe seksi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026